Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend bëri përzgjedhjen e 5 grave të Maqedonisë së Veriut që dallohen për ndikimet e tyre në shoqëri dhe promovimin e vlerave evropiane, e në mesin e tyre ishte edhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut Dita Starova-Qerimi të cilën sot e mirëprita në Komunën e Çairit.Me zonj. Starova-Qerimi konstatuam se të jesh pjesë e nominimeve të tilla është një hap shumë i rëndësishëm për promovimin e vet shoqërisë sonë. Mysafiren e përkujtova se na nevojiten shembuj të arritjeve pozitive, që gjeneratat e reja të jenë edhe më të motivuara për të ecur përpara dhe për të kapur majat e suksesit, e njëkohësisht edhe për të promovuar vlerat evropiane.