Bashkë me nënkryetaren e Komunës së Çairit, zonj. Sermine Purrini, qëndruam sot për vizitë në Komunën e Haraçinës, ku realizuam takim pune me kryetarin e Haraçinës, z.Ridvan Ibraimi.Fillimisht z.Ibraimin e përurova për mandatin që mori në zgjedhjet e fundit lokale për të udhëhequr Komunën e Haraçinës. Ndërkohë, në fokusin e bisedës sonë ishte vendosja e një bashkëpunimi më të fuqishëm mes Çairit dhe Haraçinës, gjë që konstatuam se do të jetë tejet e mirëseardhur duke patur parasysh edhe afërsinë dhe lidhjet familjare që kanë banorët e të dyja komunave.U zotuam se përmes projekteve të përbashkëta do të mundohemi të ndikojmë në përmirësimin e mirëqenies së banorëve tanë.Z. Ibraimi e përkujtova se Komuna e Çairit, por edhe unë si kryetar i saj gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të gatshëm dhe të hapur për të vendosur raporte të mira bashkëpunimi me komunat e tjera në mbarë vendin, por edhe më gjerë.