Ukrainasit në Mariupol refuzojnë të dorëzohen: “Do të luftojmë deri në ushtarin e fundit”

Ukraina hodhi poshtë kërkesën ruse për të dorëzuar qytetin Mariupolit deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.

“Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë dorëzim, dorëzim të armëve”, deklaroi zëvendëskryeministri i vendit Ukrainska Pravda.

Ndërkohë forcat ruse kanë rrethuar qytetin dhe vijojnë me bombardimet në të.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të lejonte kalimin e sigurt për njerëzit jashtë qytetit.

Presidenti i Ukrainës, Zelenski akuzon Rusinë për krime lufte në Mariupol. Rreth 90% e ndërtesave të qytetit janë dëmtuar ose shkatërruar. Ndërkohë Rreth 300.000 njerëz mbeten të bllokuar pa energji, ujë dhe pak ushqim.

Gjatë orëve të fundit ka pasur luftime edhe në Kiev. Katër persona kanë humbur jetën nga bombardimet në një zonë banimi dhe një qendër tregtare.

Premtimet e Moskës për krijimin e korridoreve humanitare nuk janë të besueshme, sipas Pyotr Andryushenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit në Ukrainë, qytetit të shkatërruar nga bombardimet e ushtrisë së Vladimir Putin.

Në një intervistë për BBC, ai u shpreh se ukrainasit nuk do ta lëshojnë kurrë qytetin bregdetar edhe pse ushtria ruse vijon bombardimet dhe u kërkoi ushtarëve të Ukrainës që të dorëzohen.

“Ne do të luftojmë deri në ushtarin e fundit”, tha Andryushenko për BBC.

“Kur ata flasin për korridore humanitare, çfarë bëjnë në të vërtetë? Ata detyrojnë njerëzit të evakuohen në Rusi”, tha Pyotr Andryushenko.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *