Çavi Hernandez është i destinuar për t’u bërë një trajner i madh dhe këtë ka filluar ta tregojë qartësisht me atë që po bën te Barcelona. Suksesi 4-0 i katalanasve në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit të një mjeshtri si Karlo Ançeloti, tregon qartësisht aftësitë e ish-mesfushorit spanjoll i cili kishte përgatitur gjithçka në perfeksion.
Por ndeshja e sotme, me këto shifra, e ka bërë Çavin unik në historinë e futbollit botëror. Askush më parë në histori nuk kishte fituar me katër gola diferencë apo më shumë në këtë stadium legjendar si lojtar dhe si trajner.
Çavi e bëri si futbollist një gjë të tillë në vitin 2009, kur katalanasit triumfuan me shifrat 6-2 ndaj realit. Sot, ai shkroi emrin në histori duke drejtuar ekipin e tij drejt një fitoreje 4-0 që do të kujtohet gjatë edhe pse Barcelona nuk do të jetë protagoniste në luftën për titullin në këtë sezon.