Rasti Kumanova, Ahmeti: Kam ndërgjegjen e pastër

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “n’Demos” në Kanal10 ka folur lidhur me rastin Kumanova. Ahmeti tha se ndërgjegja e tij është e pastër dhe nuk ka bërë diçka me hile.

“Kam qenë shumë i sinqertë, shumë transparent, unë i kam njohur, i kam pasë bashkëluftarë dhe nuk është e lehtë të humbësh bashkëluftarë”, u shpreh ai.

Tutje Ahmeti tha se ka kërkuar që nga fillimi që ky rast të jetë në hetim ndërkombëtar.

“Kam kërkuar që ky proces të përsëritet, që ky proces të vëzhgohet nga komuniteti ndërkombëtar, dhe kam kërkuar, ka qenë zv. sekretarja e shtetit znj. Victoria Nuland në atë periudhë dhe i them; a ka mundësi të na ndihmoni në diçka, një hetim i pavarur të bëhet nga institucionet me relevancë ndërkombëtare, po në këtë rast nga CIA dhe FBI”, tha ai.

Ahmeti gjithashtu tha se personat që po vuajnë dënimin janë ata që duhet të flasin lidhur me rastin Kumanova. “Këta që janë në vuajtje të dënimit duhet ta thonë të vërtetën, sepse nuk mund ne të shërbehemi me paragjykime, me teori konspirative, sepse akoma keqpërdoren këta njerëz”, potencoi kreu i BDI-së.

Mes tjerash ai tha se ky rast duhet të hetohet në detaje, sepse të përfshirët në rastin Kumanova po keqpërdoren nga personat që kanë synime të arrijnë qëllimet e tyre në pushtet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *