Rëndohet bilanci, nxirret i pajetë edhe minatori i dytë nga galeritë e Lajthizës

Ka marrë përmasat e një tragjedie shembja në një prej galerive të kromit në fshatin Lajthisë të Tropojës. Burime bëjnë me dije për ABC se nga tre të bllokuar tashmë, dy prej tyre janë nxjerrë të vdekur nga thellësia e tokës.

Në fillim u nxorr Adil Dautaj 41 vjeç dhe pak orë më pas është nxjerrë edhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç.

Zhutaj është nga fshati Kepenik dhe baba i tre fëmijëve.

Për momentin, në galeri gjendet edhe një tjetër minator i bllokuar dhe po punohet për nxjerrjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme ku për shkaqe ende të paqarta u shemb një prej galerive të minierës së kromit në Lajthisë të Tropojës duke zënë brenda tre minatorë, dy prej të cilëve tashmë janë nxjerrë pa jetë nga thellësia e tokës. /abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *