Qeveria sjell vendim: Personat me aftësi të kufizuara lirohen nga participimi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Dekret për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë të lirohen nga participimi për studim.

Me këtë Dekret, Qeveria u mundëson të gjithë personave me aftësi të kufizuara të regjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, të jenë të liruar nga participimi.

Në këtë mënyrë personat me aftësi të kufizuara zhvillojnë kompetenca në përputhje me preferencat e veta dhe bëhen konkurrent në tregun e punës.

Me këtë Dekret, përveç të gjithë personave me aftësi të kufizuara, nga participimi i shkollimit përjashtohen edhe personat me status të fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore, prindërit e papunë të fëmijëve dhe personat me statusin e invalidit të luftës.

Sipas nenit 24 nga Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të gjithë personat me aftësi të kufizuara kanë të drejt të arsimimit pa përjashtim dhe diskriminim me qëllim të zhvillimit maksimal të potencialit njerëzor.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *