Ministri i brendshëm slloven, Alesh Hojs për vizitë në Shkup

Pritja zyrtare e ministrit slloven Hojs nga nikoqiri i tij, Oliver Spasovski, do të mbahet në rrethin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas çka do të pasojë takim pune i delegacioneve të dy ministrive, njoftojnë nga MPB.

Pas takimit të punës, delegacionet do të nisen për në Klubin e deputetëve, ku ministrat e punëve të brendshme Spasovski dhe Hojs do të nënshkruajnë një marrëveshje për luftë kundër tregtisë me njerëz, pas çka do të pasojnë edhe deklarata për media.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *