Ministria e Drejtësisë ka inicuar zgjidhe ligjore për avansimin e mbrojtjes, përkatësisht sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të qytetarëve!

Mbrojtja e të dhënave personale është një kategori kushtetutare e përfshirë në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qytetarëve u garantohet mbrojtje nga shkelja e integritetit personal që del nga regjistrimi i informacioneve rreth tyre përmes përpunimit të të dhënave. Miratimi i legjislacionit që siguron mbrojtjen e të dhënave personale është pjesë e procesit negociues midis Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, në të cilën në vitin 2015 u përcaktua pakoja për mbrojtjen e të dhënave personale, e përbërë nga Direktiva për mbrojtje të të dhënave personale dhe Direktiva e policisë. Me miratimin e “Ligjit për mbrojtje të personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllimin e parandalimit, hetimit ose ndjekjes së veprave penale ose për ekzekutimin e sanksioneve penale “përveç transportimit të Direktivës së BE 2016/680 (Direktiva e Policisë), do të sigurohet mbrojtje më e madhe e personave fizikë në përpunimin e të dhënave të tyre personale me qëllim të parandalimin e krimit dhe zbulimin dhe ndjekjen e bërësve, dhe në të njëjtën kohë do të sigurohen standarde evropiane në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave fizikë në lidhje me mbrojtjen gjatë përpunimit të të dhënave personale si e drejtë fundamentale, si dhe vendoset korniza ligjore gjatë këmbimit të të dhënave personale në mes organeve kompetente.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *