Një grup nxënësish nga vendet e BE-së e vizituan Universitetin e Tetovës

Në Universitetin e Tetovës sot qëndroi për vizitë një grup i nxënësve të shkollave të mesme nga Italia, Polonia, Rumania dhe Turqia. Ata në kuadër të programit Erasmus Plus marrin pjesë në projektin “Përdorimi i pajisjeve teknologjike për studime”. Pas shumë angazhimeve në këtë projekt, nxënësit nga shtetet e lartpërmendura gjatë ditës së sotme, të shoqëruar nga ndihmësdrejtorja e Gjimnazit “7 Marsi”, profesoresha Nesfije Demiri dhe koordinatoret Elona Xhemaili dhe Nermine Muradi, i kanë vizituar disa nga ambientet e Universitetit të Tetovës, si rektoratin, laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Laboratorin e kontrolleve të materialeve ndërtimore, Fakultetin e Arteve, terrenet sportive, parkun e Universitetit, si dhe monumentin “Flakadani i Kujtesës”. Përgjegjësi i Zyrës për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion, Prof. Dr. Agon Memeti, i shoqëruar dhe nga përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, para nxënësve mysafirë zhvilloi një ligjëratë të shkurtër, ku prezantoi historikun e Universitetit të Tetovës, pajisjet moderne që i posedon universiteti ynë dhe metodologjinë e funksionimit të objekteve përkatëse, si dhe të programeve studimore dhe mundësitë e ndryshme që universiteti ynë i ofron për studentët nëpërmjet programeve Erasmus+, Fullbright, Mevlana e të tjerë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *