Grubi dhe Bushi diskutojnë zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat policore

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi dhe zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi sot gjatë një takimi kanë biseduar për rëndësinë e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e pjesëtarëve të policisë, informon GAZETA.MK

Grubi i ka thënë kolegut të tij Bushi se me ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre nga ana e Qeverisë në të cili parashihet përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin është përmbushur edhe një detyrë e rëndësishme pasi që gjuha shqipe tani e tutje do të shihet edhe në uniformat e policisë!

Nga ana e tij zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi me këtë rast ka thënë se me këtë veprim po përmbushet edhe një premtim i cili direkt buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga ligji për përdorimin e Gjuhës shqipe. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *