Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Shërbimi Pedagogjik sot shpalli Konkurs për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt në arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, për disa profesione.
“Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. Autori i tekstit shkollor mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë dhe duhet të përgatitet sipas planit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në njoftimin e MASh.
Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore është 27.06.2022.