Një fluturake e panjohur është rrëzuar në Zagreb dhe ekspertët dyshojnë se është ruse dhe se ka ardhur nga Ukraina.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Drejtoria e Policisë në Zagreb ka marrë disa raportime nga qytetarët se mbrëmë kanë ndjerë një shpërthim në zonën më të gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e një objekti nga ajri.Siç është konfirmuar jozyrtarisht për Jutarnji list, rreth konviktit lokal të studentëve janë gjetur pjesë të një fluturake, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht.