Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, ka pritur në odën e familjes, për vizitë, disa ushtarë amerikanë.
Bashkë me ta për vizitë ka shkuar edhe njësia elitare e Policisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Oda e Jasharëve në Prekaz ka qenë adresë e mijëra qytetarëve në ditët e fundit, ku më 5, 6 dhe 7 mars u shënua Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet çdo vit në kujtim të luftës dhe sakrificës së familjes Jashari.