Mickoski kërkon uljen e akcizës për 50%: Dizeli do të jetë për 9 denarë më lirë, benzina për 13

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një grafiku ku shpjegohet se si ulja e akcizës në derivatet e naftës do të ulte çmimin final të derivateve të naftës, përcjell TV21.

Mickoski thotë se me propozimin e VMRO-DPMNE-së, çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 13 denarë,

“Nëse akciza e derivateve ulet në 50% siç është propozuar nga VMRO-DPMNE dhe në vend të 22 denarë për litër, të bëhet 11 denarë për litër, atëherë çmimi i përgjithshëm do të jetë rreth 13 denarë/litër më lirë”, thekson Mickoski.

Sipas tij, me uljen e akcizës për 50 për qind, çmimi i dizelit do të ulet për 9 denarë.

“Nëse, siç propozon VMRO-DPMNE, akciza për derivatet ulet në 50% dhe në vend të 15,5 denarë për litër, bëhet 7,75 denarë për litër, atëherë çmimi i përgjithshëm do të jetë rreth 9 denarë për litër më lirë”, pohoi Mickoski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *