Sot me respektin tim të veçantë realizova takim me Driton Halimi, i cili arriti një rezultat të shkëlqyer në turneun prestigjioz të karatesë, i cili u zhvillua në Bosnje dhe Hercegovinë. Në mesin e 7 shteteve, ku në mesin e 1100 garuesve, karateisti ynë u rendit i dyti!Driton Halimit, si kryetar i Komunës së Tetovës, i uroj shumë suksese dhe i garantoj se do të ketë mbështetjen e plotë të Komunës së Tetovës!Komuna e Tetovës do të jetë gjithmonë katapulta më e mirë e talenteve të rinj duke u dhënë përkrahje të plotë çdo ambasadori të sportit që do ta përfaqësojë komunën në ngjarje të tilla!