LIRIA DHE DIVERSITETI KULTUROR

Jetojmë në një shtet të Evropës Juglindore, me një popullatë të europianizuar ku mungon diversiteti kulturor!
Liria e çdo personi duhet të jetë kompatibile me lirinë e të gjithë të tjerëve ! Barazia gjinore lidhet me nocionet themelore të njeriut dhe natyrën e demokracisë !
Dëshira e madhe për treguar se edhe un jam këtu , të flasë me zërin e saj, të vulos me dorën e saj, të shpreh ambicjen e saj që mund të kontribuoj, femra në vendin tonë haset në vështirësi në çdo kënd të jetës! Nga vetë faktet që ndeshemi çdo ditë në vendin ku jetojmë dhe më gjerë, na lë të kuptojmë që femra lllogritet si qenie e dorës së dytë,si pjesë e shoqërisë ku ajo është e destinuar të “lindë” dhe të “shërbejë”!
Këtë dukuri vendet e zhvilluara e tejkaluan me shumë vështirësi , duke i lëshuar vendin e merituar femrës! Rradha është e jona, nëpër gjenerata femra ka dëshmuar në aftësitë e saj, ajo mundet dhe ia del mbanë sado i vështirë është rrugëtimi !
Përpëlitjet, pëpjekjet , luftën që bën deri sa arrin kulmin e saj janë shumë të vështira, pasi rruga nëpër të cilën ajo kalon është shumë e errët ! Ajo vlen andaj, hapjani rrugën dhe lëreni të ulet në vendin e merituar!
Me 8 Mars, duke respektuar fitoret e deritanishme të grave për barazi gjinore, por të vetëdijshëm për mangësitë e përditshme sistematike që kërcënojnë ekzistencën e saj si e lirë, e barabartë , dinjitoze dhe e sigurtë, këtë vit po flasim këtu që varferia mos të ketë fytyrë femërore. …… Ne po luftojmë sepse një vend ku gratë nuk përfshihen si të barabarta është një vend ku nuk ka përparim.
Një shoqëri në të cilën gratë janë të papuna dhe të stërngarkuara, të pambrojtura, të viktimizuara, të objektivizuara dhe të privuara nga të drejtat e tyre, është një shoqëri e varfër.
Vendosja e theksit te liria e gruas është thelbësore për një shoqëri me vlera, dhe morali i çdo gruaje apo virtyti dhe integriteti i saj nuk është vetëm merita e një burri dhe e të bërit fëmijë, por njësimi i saj me vlerat shoqërore, e drejta e saj për të menduar, zgjedhur dhe jetuar e lirë, por mbi të gjitha, mbrojtja e jetës së saj me çdo kusht.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *