LSDM: Në kohë krize rritëm pagat dhe pensionet, ulëm papunësinë

Në kohë të krizës globale, masat dhe politikat e LSDM-së po japin rezultate reale, të dukshme.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, papunësia është në nivelin më të ulët që nga pavarësia e deri më tani – 15.2 për qind, thuhet në komunikatë e LDSM-së.

Nga LSDM theksojnë se papunësia është ulur për 5,6% në kohë të krizës globale.

“Kjo është konfirmuar edhe me raportin e FMN-së i cili konstatoi se me masat e suksesshme të Qeverisë janë shpëtuar mbi 60.000 vende të punës. Pagën mesatare e rritëm në 29.943 denarë, përderisa pagën minimale e rritëm në nivelin historik më të lartë deri më tani prej 18.000 denarë”, thuhet mes të tjerash.

Sipas LSDM-së me metodologjinë e re pensionet do të rriten në mesatare nga 900 denarë, ndërsa siguruam edhe ndihmë financiare prej 3.000 denarë për të gjithë 330.000 pensionistët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *