Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 20-të me radhë, transmeton TV21.
Në këtë seancë, që është mbajtur online, është miratuar vendimi për ndryshim të Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpallje të gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore, avari dhe prishje të tregut të energjisë së ngrohjes, bëjnë të ditur nga Qeveria.
“Me këtë ndryshim verifikohet baza juridike për ndërmarrje të masave për përkrahje financiare e cila do t’ua kompensojë dallimin e çmimit të energjensëve të energjisë së ngrohjes së furnizuesve me energji të ngrohjes që të eliminohet mundësia e dallimit të çmimeve të bie në barrën e konsumatorëve të energjisë së ngrohjes nga kategoria e amvisërive”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.
Shtojnë se me këtë ndryshim nuk do të ketë ndryshim të faturave të energjisë së ngrohjes për amvisëritë.