Shërbimi sekret ukrainas vret një nga negociatorët e saj me Rusinë, kjo është arsyeja

Një negociator ukrainas është vrarë nga Shërbimi i Sigurimit ukrainas pasi dyshohet se tradhtoi vendin duke komunikuar me Rusinë. Denis Kireev, anëtarë i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë, shkruan Alsat.

Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar. I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi. Informacioni mbetet i pakonfirmuar nga zyrtarët ukrainas dhe nuk dihet nëse do të ndikojë në planet për rrethin e tretë të negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë. Rrethi i tretë i negociatave ishte planifikuar për këtë fundjavë por deri tani nuk është mbajtur.

Pala ruse ka akuzuar atë ukrainase se pa sqarim shtyn datat e takimit.

“Pala ukrainase, pala më e interesuar këtu, me sa duket, po krijon vazhdimisht pretekste të ndryshme për të vonuar fillimin e një takimi tjetër. Ata pengohen, shtyjnë datat e dakorduara. Ne nuk kemi marrë ende data të reja. Siç e dinë kolegët ukrainas, ne kemi qenë gati që nga mbrëmja e djeshme për të filluar këtë raund të tretë”, deklaroi Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Rusia madje pyet presidentin ukrainas Volodimir Zelenski nëse akoma është i interesuar të zgjidhë çështjen me negociata tashmë kur NATO nuk veproi sipas pritshmërisë së tij.

“Unë kam një pyetje, nëse ai është aq i shqetësuar që NATO nuk ndërhyri për të siç kishte shpresuar, a do të thotë kjo se ai po mbështetet në zgjidhjen e konfliktit duke përfshirë NATO-n në këtë histori dhe jo përmes negociatave?”, tha Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *