Rifat Jashari: Kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Kosovës

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, vlerëson se liria e mund dhimbjen e për këtë duhet të jemi gjithmonë krenarë.

“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe do të jemi krenarë, liria e mund edhe dhimbjen e të tjerat”.

Në fjalimin e tij në emër të familjes Jashari, tha se është kënaqësi kur e sheh ushtrinë e Kosovës të rreshtuar, njofton Klankosova.tv.

“Është kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zoti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë “dem-baba-dem”.

Jashari në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pati edhe një mesazh për kosovarët.

“Duhet të kemi një gjuhë të përbashkët dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin që t’i arrijmë qëllimet tona shekullore”, tha Jashari.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *