Qytetarët të jenë të qetë dhe të mos shqetësohen se pse në rezervat mallrave në vend ka sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës. Tregtarët e blejnë rregullisht karburantin sipas kërkesës, sigurojnë autoritetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shteti, siç njoftojnë nga Qeveria, ka një sasi të mjaftueshme të drithërave në rezerva mallrash, në mullinjtë vendas ka rezerva prej 45 mijë tonësh grurë, sasi të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e tregut vendor deri në korrjen e ardhshme. Sipas statistikave zyrtare kemi rritje të prodhimit të grurit nga 195 mijë tonë në vitin 2017, vitin e kaluar është rritur në 253 mijë tonë.