Sot në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, Lëvizja BESA mbajti kongresin e saj të dytë. Në kongres ishin të pranishëm 505 delegatë të cilët miratuan ndryshimet statutore të Lëvizjes BESA. Sipas statutit të ri, Lëvizjes BESA i është shtuar edhe posti i zv/kryetarit, ku me propozim të kryetarit Bilall Kasami për zv/kryetar u propozua Arjanit Hoxha. Delegatët e Lëvizjes BESA votuan edhe kryetarin e ri të partisë, Bilall Kasami si dhe zv/kryetarin e ri Arjanit Hoxha. Po ashtu Kryetari Kasami para delegatëve propozojë emrat e anëtarëve të Kuvendit Qendror dhe këshillit mbikqyrës qendror.
Gjithashtu në këtë kongres u miratuan këto pika:
1.Propozim të për miratim të Rregullores së punës të Kongresit.
- Zgjedhja e komisionit procesmbajtës.
- Propozim për ndryshim dhe plotësim të statutit të partisë
4.Propozim për miratim të platformës politike dhe programit ekonomik - Propozim për miratimin e deklaratës politike.
- Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Kuvendit Qendror
7.Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës Qendror.
Lëvizja BESA