Osmani: Nga Ukraina janë tërhequr 50 qytetarë tanë

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para mediave ka deklaruar se nga gjithsej 100 qytetarë, 50 janë tërhequr nga Ukraina.

Një familje është rrugës për t’u evakuuar, por nuk tregon vendin se ku gjendet për momentin, pasi siç thotë, do ta rrezikonte sigurinë e tyre.

Situata shkon duke e përkeqësuar, sipas parashikimit të Osmanit.

“Situata do të përkeqësohet më shumë, por do të duhet edhe në atë situatë t’i evakuojmë qytetarët tanë”, tha Osmani, ne takimin e sotem me gazetarët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *