Dita e 6 e luftës, sirenat zgjojnë ukrainasit, forcat ruse tani nuk kursejnë as civilët

Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit. Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka. Forcat ruse këtë të martë kanë rrethuar qendrën rajonale të Khersonit në Ukrainën jugore. Qyteti ka qenë i rrethuar dhe ka shumë ushtarë rus dhe pajisje ushtarake në të gjithë anët, e Khersonit.Në pritje të një raundi tjetër bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, forcat ruse kanë sulmuar një godinë administrate e cila ndodhet në qendër të Kharkivit. Sulmi me raketa ka ndodhur në administratën rajonale të Kharkiv, sipas një videoje të postuar në Twitter.

Ukraina do të shesë “bono lufte” për të financuar forcat e armatosura

Teksa Ukraina hyn në ditën e 6 të luftimeve, sulmet ruse në qytetin Kharkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesin e së hënë.

Ndërkohë qeveria e Ukrainës ka njoftuar se planifikon të shesë bono që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.

08:07 – Pamje nga lart, karvani i madh rus në veri-perëndim të Kievit

Një kolonë ruse është nisur në drejtim të Kievit. Imazhet tregojnë se kolona ushtarake që shtrihet për rreth 40 milje (64 km) është nisur në një zonë në veri-perëndim të Kievit.

Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja kolona ushtarake është dukshëm më e gjatë se 17 miljet (27 km), sipas kompanisë amerikane Maxar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *