Sipas informacioneve të TV21, rekomandimi i Qeverisë pasditen e sotme ka arritur deri tek operatorët kabllorë. Sipas të njëjtave informacione, operatorët menjëherë kanë komunikuar mes vete për aksion të përbashkët ndaj rekomandimit, si rrjedhojë të gjithë operatorët në mënyrë të koordinuar do të veprojnë në përputhje me rekomandimin e Qeverisë, gjegjësisht do të shkyçin kanaleve televizive ruse, respektivisht “Russia Today” dhe “Sputnik”.