“Bota” me mbështetje për Ukrainën! Protesta kundër Rusisë deri në Siri

Granatimet dhe sulmet ajrore janë pjesë e përditshmërisë së tyre tani më disa vite, gjë e cila bëri shumë sirianë të ndjejnë empati me ukrainasit duke pasur parasysh përvojën e tyre të mbijetesës.Fillimisht protestat shpërthyen në Rusi. Monitoruesi i pavarur OVD-Info tha se më shumë se 3,000 njerëz ishin arrestuar në Rusi në protestat lidhur me pushtimin, duke përfshirë 467 të cilët u arrestuan që nga dita e pare e protestave më 26 shkurt në 34 qytete.Por, protestat nuk mbetën vetëm brenda kufijve të Rusisë. Në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, rreth 30,000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit, Tbilisi, duke protestuar kundër pushtimit rus. Me të njëjtin motiv më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në qendër të Berlinit,  ndërsa rreth 80,000 protestues u mblodhën në sheshin qendror të Pragës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *