Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, Filippo Grandi, ka vlerësuar se deri më tani numri total që është larguar nga Ukraina është 368,000.
“Numrat e refugjatëve të Ukrainës sapo janë rifreskuar – këto janë bazuar në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet ndërkohë”,tha ai nëpërmjet një postimi në rrjetit social ‘Twitter’.