GJITHÇKA GATI!
Nesër (28.02.2022), së bashku me bashkëautorët, Prof. Dr. Asllan Bilalli dhe Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të promovojmë librin universitar “E DREJTA NDËRKOMBËTARE PRIVATE – pjesa e posaçme” në Universitetin e Tetovës ka shkruarArber ademi.
👉Ky libër universitar botohet me qëllim që të shërbejë si literaturë themelore për studimet në ciklin e parë dhe të dytë në fakultetet juridike me mësim në gjuhën shqipe. Libri u dedikohet edhe gjithë atyre që në forma dhe mënyra të ndryshme ndeshen me marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj.