Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski thotë se ushtria e Ukrainës i ka prishur planin Rusisë për ta kapur atë. “Ne kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky. Në një video-mesazh, Zelenski u bëri thirrje gjithashtu rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit të tyre Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin e Ukrainës. Forca ushtarake të Ukrainës vazhdojnë të kenë nën kontroll Kievin duke u shkaktuar vështirësi agresorëve rusë, të cilët nuk kanë mundur të përparojnë.