MF: RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove për projekte infrastrukturore dhe energjetike përmes KE-së

Republika e Maqedonisë së Veriut mori grant me vlerë prej 225.6 milionë eurove nga Komisioni Evropian për përkrahje të projekteve infrastrukturore dhe energjetike. Siç u publikua nga ana e KE-së, mjetet janë miratuar në kuadër të pakos së investimeve prej 3.2 miliardë eurove, me qëllim të përforcimit të lidhjes së Ballkanit Perëndimor.

Përkrahja konkretisht i referohet bashkëfinancimit të projektit për rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore Korridori VIII – aksi i tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair, kufiri me Republikën e Bullgarisë), për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, elektranën fotovoltaike Osllomej, si dhe për projektin EMV-së për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë. Grantet investuese janë miratuar në kuadër të instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – WBIF, përmes përkrahjes së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane Investuese (BEI) për të cilat RMV-ja ka parashtruar aplikime.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *