Më shumë se 40 ushtarë dhe rreth 10 civilë ukrainas e kanë humbur jetën në orët e para të pushtimit rus në Ukrainë, deklaroi Oleksej Arestoviç, anëtar i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.
“Jam në dijeni që më shumë se 40 janë vrarë dhe disa dhjetëra janë plagosur. Jam në dijeni për gati 10 civilë të vrarë”, deklaroi Arestoviç.