“Sa kam qenë përzgjedhës i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën në Gjenevë. Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pas pyetur kundër kujt kemi me luajtur dhe iu kam thënë se e njoh atë vend shumë mirë dhe duhet të luajmë”, ka thënë fillimisht Giresse.
“Duhet të zhvillojmë potencialin ekzistues të ekipit. Duhet ta krijojmë një ekip pa ia fiksuar vetes një limit. Duhet të kërkojmë të jemi në nivelin më të mirë në çdo ndeshje”.
“Gjithsesi unë kurrë nuk shikoj mbrapa. Shikoj nga e ardhmja. Unë dëshiroj që me ekipin ekzistues të krijoj një ekip të vërtetë, kolektiv. Të luftojnë në çdo ndeshje. Ka ndeshje të lehta dhe të vështira, por duhet të kemi shpirtin luftarak, por gjithmonë duke e respektuar ekipin kundërshtar”.
Tutje, francezi Giresse tregoi se është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara nga FFK-ja dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në nëntor të 2023. Giresse foli disa fjalë edhe për Dardanët.