Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 10 persona për trafikim të substancave narkotike, përcjell TV21. Policia ka sekuestruar 40 kilogram marihuanë në vlerë prej 200 mijë eurove. Në mesin e të arrestuarve ka shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në rrugën lokale për fshatin Sopishtë, nga ana e zyrtarëve policorë janë ndalur dy vetura të pasagjerëve, Renault Fluence, e drejtuar nga S.F. (36) dhe Volkswagen Vento, me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.F.(30), të dy nga fshati Nikishtan. Mjeti i parë kishte për detyrë të “pastroj” rrugën, gjegjësisht të raportonte praninë e patrullave policore dhe gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit të dytë është gjetur një qese në të cilën ishin të paketuara 27 pako me marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Aksioni i policisë ka vazhduar edhe në Qendër të Shkupit.
“Njëkohësisht, në udhëkryq pranë një qendre tregtare në zonën e Bit Pazarit, nga ana e policëve të Njësitit për Intervenime janë arrestuar M.L. (49) nga Gjirokastra, Republika e Shqipërisë, L.N. (59) nga Shkupi dhe I.E. (41) nga Tetova të cilët po lëviznin me veturë të udhëtarëve “Punto”, ndërsa në koordinim, në vendbanimin Gjorçe Petrov, është privuar nga liria A.P. (57) nga fshati Gërçec”, theksohet në njoftimin e Policisë.