Komisioni për Sëmundje Infektive sot njoftoi se ka rekomanduar heqjen e certifikatave për Covid-19 për shtetasit e Maqedonisë së Veriut për dalje vendi, përcjell TV21. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq tha se kjo nënkupton që autoritetet vendase në kufi nuk do të kërkojnë certifikata nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht kjo nuk ndikon asgjë në rregullat që ka shteti ku udhëtoni.
“Masa e parë ka të bëj me heqjen e posedimit të detyrueshëm të testit negativ PCR ose vërtetimit për kalim të sëmundjes ose vaksinim gjatë daljes nga shteti”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.