Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz sot komentoi akuzat që qeverisja aktual në Tetovë po i bën qeverisjes së kaluar për keqpërdorim të buxhetit në Komunën e Tetovës, përcjell TV21. Bërnz thotë se drejtësia në nivel lokal është e drejtë
“Si SHBA kemi kemi një bashkëpunim për zbatimin e ligjit me Qeverinë këtu në Maqedoninë e Veriut, në çështjet që kanë rëndësi, sigurinë dhe për diçka që ne të gjithë kujdesemi, por zbatimi i ligjit në nivel lokal, çështjet e problemeve lokale, problemet e komuniteteve që po flisni është e drejtë e posaçme e qeverisë tuaj kombëtare dhe autoriteteve tuaja kombëtare”, tha Kejt Meri Bërnz, ambasadore e SHBA-së në Shkup.