VIDEO/ Kosova 14 vjet shtet, shqiptarët festë në Angli

Kosova mbushi sot 14 vjet si shtet i pavarur. Kjo ditë e rëndësishme u shoqërua me aktivitete të veçanta në Kosovë. Ndërkohë, gëzimi për festën e Pavarësisë i ka nxjerrë në rrugë për të festuar shqiptarët në Angli. Në videon e siguruara nga abcnews.al shihen të rinj, të mbuluar me flamuj kuq e zi, të këndojnë dhe kërcejnë valle nën ritmet e këngëve popullore.

Kanë kaluar plot 14 vite nga dita, ku Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë. g.v/abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *