Nesër mjekët amë në vend nuk do të punojnë me pacientë dhe nuk do ta shfrytëzojnë sistemin “Termini im”, por do t’i pranojnë vetëm rastet urgjente. Kjo është protestë e mjekëve në vendbanime të vogla dhe ambulancave me numër të vogël pacientësh, të cilat përballen me rrezik nga mbyllja. Për shkak të gjendjes së vështirësuar në shëndetësinë private, numri i mjekëve nga 1.800 është reduktuar në 1.436.