Protesta për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Bekteshi: Është e drejtë demokratike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot komentoi paralajmërimet e Odës Ekonomike për Energjetikë për protesta për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, përcjell TV21. Bekteshi thotë se Oda përkatëse nuk është e regjistruar, por se drejta e protestës është e garantuar në demokraci.

“Është e drejtë demokratike e të gjithë pjesëmarrësve, përfshi edhe odat, edhe pse siç kam informata, oda përkatëse nuk është as e regjistruar në pjesën e odave më të mëdha në shtetin tonë, ku është Lidhja e Odave Ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, kanë të drejtë të mbajnë protesta dhe në mënyrë të qetë të tregojnë atë që e mendojnë”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *