Në 14 vjetorin e Pavarësisë, kuadratet e FSK-së parakalojnë me Policinë e Kosovës

Me rastin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë, të enjten në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet edhe parakalimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me ato të Policisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se parakalimi do të realizohet më 17 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, janë paraparë një sërë aktivitetesh shtetërore.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *