Shtrenjtohen serish derivatet e naftës, këto janë çmimet e reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,60 % në raport me vendimin e datës 7.2.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 denarë/litër.

Nga data 15.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,491 (denarë/kilogram)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *