Dhjetë shqiptarë nga 19 deri në 32 vjeç janë arrestuar si anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale për kultivimin dhe shitjen e marijuanës në Spanjë.
Sipas mediave spanjolle raportohet se shqiptarë kishin më shumë se 2000 bimë kanabisi të kultivuara në zona të ndara në të gjithë provincën e Alicante.
Mëosohet se shqiptarët vepronin si një grup i strukturuar në mënyrë perfektë dhe kishin disa “shtëpi bari” ku kishin investuar në teknologji për të rritur lëndën narkotike.Policia ka konfirmuar se ka kryer hyrje dhe kontrolle në gjashtë prona, në të cilat janë gjetur mbi 2000 bimë marihuanë në gjendje të avancuar rritjeje dhe lulëzimi. /abcnews.al/