Nis fluturimi i parë Shkup-Sofje

Tashmë është nisur aeroplani i cili po realizon fluturimin e parë në linjën ajrore Shkup-Sofje,

Me aeroplan në Shkup do të arrijnë delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të udhëhequra nga ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollaj Shabev, si dhe operatorë turistikë nga dyja shtetet.

Sipas paralajmërimeve kjo linjë do të duhet të jetë e rregullt nga muaji i ardhshëm ndërsa do të konfirmohen edhe pako turstike që të rritet numri i turistëve.

Ndërlidhja ajrore mes këtyre shteteve do të jetë hap i pare i bashkëpunimit ndërsa janë nënshkruan dy dokumente për përforcimin e ndërlidhjes infrastrukturore të dy vendeve, për linjë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Sofje dhe për Korridorin 8.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *