Grubi-Reka: RMV dhe Shqipëria të koordinuara në rrugën e integrimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në një takim
pune ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Reka shkëmbyen mendime
rreth marrëdhënieve aktuale dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe
Shqipërisë dhe nevojën e intensifikimit të tyre për tejkalimin me sukses
të sfidave drejt integrimit në Bashkimin Europian.Gjatë këtij takimi ambasadori Reka përgëzoi Grubin për riemërimin e tij
në pozitën e Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive duke i dëshiruar sukses dhe
vazhdimësi efikase të koordinimit institucional me Republikën e
Shqipërisë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *