Gjermania voton njohjen e patentave të Shqipërisë dhe Kosovës

Gjermania njeh patentat shqiptare. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

“LAJM I MIRË

Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.Ndërkohë lajm i mirë vjen edhe për Kosovë. Ambasada e Kosovës në Berlin ka njoftuar po ashtu se  Bundestag miratoi marrëveshjen e njohjes së patentave të shoferëve të Republikës së Kosovës. g.v/abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *