Ulërima e Armando Brojës dëgjohet edhe në shtëpinë e Tottenham-it. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të 6 në Premier League, teksa ka treguar një nuhatje perfekte në zonë. Vetëm pak minuta pasi Spurs-at kaluan në avantazh prekja e Brojës në zonën kundërshtare e dërgon topin në rrjetën e mbrojtur nga Hugo Lloris.
Vendasit arritën të shënonin golin e avantazhit me Son mes protestave, pasi aksioni nisi me një faull të dukshëm ndaj Brojës. Por kjo nuk dëshpëroi ekipin e Sauthempton, që rrezikoi fillimisht me Brojën t’i afrohej barazimit, e më pas përmbysi sfidën me golat e Eljonusi dhe Adams brenda dy minutash, për të siguruar një fitore të jashtëzakonshme 3-2 në Londër.
Kështu, ekipi i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit, ndërsa Broja regjistron një tjetër gol që e kthen në vëmendjen e opinionit sportiv në Angli, ku shihet si një nga talentet më premtues.