Kombëtarja Shqipërisë ka shënuar ngritje për një pozitë dhe tani është në vendin e 65-të, ndërsa Kosova është ngjitur dy shkallë më lartë dhe mban pozitën e 109-të, që është pozicioni më i mirë i tyre në renditjen e FIFA.
Në “Top 10”, për shkak të numrit të madh të ndeshjeve, u shënua vetëm një ndryshim. Argjentina kaloi në pozitën e katërt, duke lënë pas Anglinë.
Lëvizjen më të madhe pozitive ka shënuar Gambia, pas paraqitjes së mirë në Kupën e Afrikës, që i solli ngritje për 25 vende. Ndërkohë në vendin e parë të renditjes së FIFA-s, edhe më tej mbetet Brazili para Francës.