Qeveria e Përzhinës “mbijetoi”! Deputetët e pushtetit votuan kundër shfuqizimit

Me 32 vota PËR dhe 55 KUNDËR nuk kaloi propozimi i opozitës për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës. Paraprakisht deputetët e shumicës pohonin se edhe ata janë për shfuqizimin e këtij modeli, por se kjo duhet të bëhet me konsensus mes partive më të mëdha politike. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në arsyetimin e tij tha se Qeveria teknike e ashtuquajtura e Qeveri e Përzhinës është treguar si jofunksionale dhe se duhet të shfuqizohet. Me marrëveshjen për Qeveri të Përzhinës në vitin 2016 u parapa që 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet qeveri teknike ku merr pjesë edhe opozita.“Këtë zgjidhjen ligjore e parashtrojmë  për arsye se për  të njëjtën tashmë është debatuar në një prej takimeve të fundit të partive më të mëdha politike, e dimë se ligji është sjellë  me konsensus dhe mendojmë se sipas asaj  që  është biseduar,  i njëjti duhej të  tërhiqej që në shtet të mund të kthehet mënyra për sjelljen e ligjit për  Qeveri dhe funksionimin e qeverisë  në periudhën  parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve me një qëllim, për shkak se mosfunksionimit e kësaj zgjedhjeje ligjore kishim mundësi ta shohim disa herë“, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE -së

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *