FFM, Promovoi strategjine e bashkuar të futbollit” Shtatë shtylla bazë për zhvillimin e futbollit “

Federata e futbollit të Maqedonisë Veriut sot promovoi startegjinë e përgjithshme “Të bashkuar për futbollin” për periudhë 2021 deri më 2025, cila duhet të jetë një përmirësim i asaj të mëparshme deri në vitin 2020. Strategjia e re e FFM-së, ka shtatë shtylla; imazhi dhe përfshirja, pjesëmarrja, garat, futbolli elitar, të ardhurat, infrastruktura dhe qeverisja e mirë. MUAMED SEJDINI – KRYETAR I FFM-së “Pjesëmarrja jonë në fazën e balotazhit për kampionatin botërorë, apo ndërtimi i infrastrukturës së futbollit ose mbështetja për klubet dhe akademitë tona. Në emër të FFM-së po luftojë për futbollin e Maqedonisë që të ec përpara dhe të mbrojë modelin që sjellë suksese. Pavarësishtë një periudhe të vështirë jashtë fushave me presionin e pandemisë që shkakton nivele të pa presedente izolim në shkallë globale. Familja jonë e futbollit nuk ka qenë kur më e lidhur se tani” Krahas prezantimit të strategjisë së përgjithshme, FFM-ja ka shpallur edhe strategjinë për futbollin e femrave, “më shumë femra, më shumë gola”. Të pranishëm krahas antarëve të Këshillit Drejtues dhe punonjësit e FFM-së të pranishëm ishin edhe disa nga legjendat e futbollit si Nexhebedin Memeti, Artim Shaqiri, Arben Nuhiu e tjerë./KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *