Pfizeri parashikon 54 miliardë dollarë të hyra nga shitja e vaksinës

Rekord prej 102 miliardë dollarëve të të hyrave parashikohen në kompanin Pfizer këtë vit, falë shitjes së vaksinën anti-COVID dhe pilulës për ta trajtuar virusin.

Shpërndarja e vaksinës ka çuar në fitim të madh kompaninë, ndërsa perspektiva e shpërndarjes e pilulës antivirale Paxlovid, shpërndarja potenciale e vaksinës së përgatitur për variantin Omicron si dhe administrimi i dozave përforcuese, pritet të sjellë edhe më tepër fitim.

Kompania ka zbuluar fitimet e çerekut të katërt dhe projeksionet për të hyrat për vitin 2022. Llogaritë për të hyrat priten deri në 102 milion dollarë, që do të ishte rekord i ri. Nga dy produkte që i ka për luftim të COVID pritet të ketë fitim mbi 50 miliardë dollarë.

Nga shitja e vaksinës anti-COVID pritet të arrijë fitim 32 miliardë dollarë, ndërsa nga pilula Paxlovid 22 miliardë dollarë.

Kompania është akuzuar për përfitim nga pandemia.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *